Më poshtë mund ti gjeni disa gjeste të zakonshme të gjuhes së shenjave për bebet qe mund te jenë të dobishme per bebin tuaj per t’i mesuar.
1.Si të Thoni “Po”
Per të thënë “po” ne shenjën e trupit, bëni një grusht me doren tuaj dominuese dhe tundeni lart e poshte,
duke imituar lëvizjen e kokes që thote “po”.
2.Si të Thoni “Jo”
Për të thënë “jo”në shenjën e trupit, shtrini gishtin e madh, treguesin dhe ate te mesem, pastaj trokitini se bashku disa herë. Ky gjest ngjan me një gojë qe thote “jo”.
3.Si të Thoni “Qumësht”
Mësoni bebin tuaj për “qumësht” duke hapur dhe mbyllur dorën tuaj.
4.Si te Thoni “Jam i Uritur”
Fjala “i uritur” ne gjuhën e shenjave për bebet përfshin
formimin e nje dore ne forme C-je dhe levizjen e saj poshte nga kraharori drejt barkut, duke imituar levizjen e ushaimit
që shkon ne stomak.
5.Si të Thoni “Ujë”
Shenja për “ujë” përfshin formimin e një W-je me tre gishta (gishtin e madh, tregues dhe atë të mesëm) dhe trokitjen e gishtit tregues në mjekër.
6.Si të Thoni “Më Shumë”
Për të thënë “më shumë” në gjuhën e shenjave per bebet bashkoni majat e gishtave ne te dyja duart dhe trokitini së bashku disa herë.
7.Si te Thoni “Gjumi”
Për te thenë “gjumi,” shtrini gishtat dhe nga një pozicion dore të sheshtë, terhiqeni dorën poshtë në fytyrë, duke mbledhur gishtat drejt gishtit te madh teksa kalojnë mbi sytë, duke imituar veprimin e mbylljes së syve për gjumë.
8.Si të Thoni “Babi”
Qofte per “baba,” “atë,” shenja eshtë e njëjtë.
Hapni pesë gishtat dhe trokitni me gishtin e madh mbi ballin tuaj.
9.Si të Thoni “Mami”
Kjo është e ngjashme me shenjën për “baba.” Për të thënë “mama,” “nënë,” ose “mamaja,” hapni pesë gishtat dhe trokitni me gishtin e madh mbi mjekrën tuaj.