Faleminderit për kujdesin dhe përkushtimin tuaj ndaj bebit tonë! Jemi shumë të kënaqur me shërbimin tuaj dhe me gjithë eksperiencën e bukur që na ofroni çdo muaj. Vimea është bërë tashmë familja jonë e dytë, një vend ku bebi Bor jo vetëm që relaksohet, por edhe zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme.Hidroterapia dhe masazhet kanë ndihmuar shumë në forcimin e muskujve të tij, përmirësimin e gjumit dhe rritjen e qetësisë së tij gjatë ditës. Çdo seancë është një përvojë e jashtëzakonshme, dhe e shohim sa i lumtur është ai sa herë vjen tek ju.Me shumë kënaqësi ndajmë këtë eksperiencë me prindërit e tjerë, sepse e dimë që Vimea është një zgjedhje e shkëlqyer për çdo bebe!
Faleminderit për dashurinë dhe profesionalizmin tuaj!