Regjistrohu tani dhe përfito 5% zbritje në të gjitha shërbimet• 

Masazhi për shtatzënat është një trajtim i specializuar që ndihmon në lirimin e pikave motorike që ngarkohen gjatë bartjes së barrës, duke ofruar përfitime të jashtëzakonshme si për nënën ashtu edhe për frytin. Ky masazh është i dizajnuar për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve dhe tensioneve të trupit, duke përfshirë gjithashtu limf drenazhën, një proces që ndihmon në largimin e limfës nga gjymtyrët, veçanërisht për këmbët e enjtura. Ky trajtim i përkushtuar ofron përfitime të shumta, duke rritur qarkullimin e gjakut dhe përmirësuar cilësinë e gjumit, duke bërë që shtatzëna të ndihen më të relaksuara dhe më të qeta.

Gjithashtu, gjatë masazhit, lirohet hormoni Serotonin (hormoni i ndjenjës së mirë), i cili ndihmon në përmirësimin e disponimit dhe krijon një ndjenjë përgjithshme mirëqenieje për nënën. Ky masazh, i kryer nga fizioterapeutë të licencuar dhe të trajnuar posaçërisht për shtatzënat, është një mundësi e shkëlqyer për të siguruar rehati dhe shëndet për nënën dhe fëmijën.